Zemaj reagon pas dështimit të Kosovës në Interpol: Edhe çka duhet të bëni më shumë që të dëmtoni të ardhmen e Kosovës

Aktuale

Zemaj reagon pas dështimit të Kosovës në Interpol: Edhe çka duhet të bëni më shumë që të dëmtoni të ardhmen e Kosovës

Nga: G.B Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 10:29
Armend Zmeaj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zmeaj, ka reaguar pas dështimit të Kosovës për tu anëtarësuar në Interpol.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky votim e tregon gjendjen reale të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike, përcjell Bota sot.

“Edhe çka duhet të bëni më shumë që të dëmtoni të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Votimi i sotëm “kunder” anëtarsimit të Kosovës, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it tregon gjendjen reale të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike. Më këtë udhëheqje institucionale të dobët, me këtë imazh negativ që posedojnë këta individ, me këtë logjike të klienteles joprofesionale që udhëheqin, me njerzë shekels të ligjit dhe zhvatës të parasë publike, me njerzë plot aktakuza për korrupsion, jo që nuk do kemi anëtarsime në organizata dhe njohje shtetit të reja, por largime tjera nga vendet mike të botës përendimore. 
Edhe çka duhet të bëni m? shumë që të demtoni të ardhmen e Kosovës!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat