Edhe pas raundit të dytë të votimit, Kosova ka dështuar të sigurojë votat për anëtarësim në INTERPOL.
68 vota kanë qenë pro pranimit, 51 kundër ndërsa 16 kanë abstenuar.
Ndërkohë media serbe raporton se përfaqësuesit e Kosovës kanë dalë në mënyrë demonstrative nga salla pas shpalljes së rezultateve të votimit,
Në raundin e parë të votimit Kosova mori 76 vota pro ndërsa për anëtarësim i duheshin 103.
Dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL mediat serbe po e cilësojnë si ‘fitore të madhe’ të Serbisë.