Këto janë votat për raundin e dytë në Asamblenë e Përgjtihshme të Interpolit

Aktuale

Këto janë votat për raundin e dytë në Asamblenë e Përgjtihshme të Interpolit

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 10:41
INTERPOL

68 shtete ia dhanë votën Kosovës për të qenë pjesë e Interpolit, por 51 nga to kanë votuar kundër ndërsa 16 abstenuan.

Pavarësisht kësaj Kosova nuk arriti që të anëtarësohet pasi që në raundin e dytë i janë dashur 2/3 e shteteve anëtare të pranishme në Asamblenë e Përgjithshme që është mbajtur në Dubai.

Në raundin e parë për Kosovën votuan 76 shtete, 56 ishin kundër ndërsa 22 kanë abstenuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat