Rugova: Mos pranimi në INTERPOL, mesazh i qartë se si e vlerëson bota qeverisjen aktuale

Aktuale

Rugova: Mos pranimi në INTERPOL, mesazh i qartë se si e vlerëson bota qeverisjen aktuale

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 10:46
INTERPOL

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova përmes një postimi në facebook ka reaguar pas mos pranimit të Kosovës në Interpol

Rugova ka thënë se bota po i dërgon mesazh të qartë popullit të Kosovës! Koha për kthesën e madhe!.

Tujte, ai ka shtuar se se qeveria aktuale duhet të kërkoj falje për aventuarat lobuese për premtimet pa mbulesë dhe për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar vendit

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Edhe një goditje në arenën ndërkombëtare për vendin tonë! Votimi i sotëm kundër anëtarsimit të Kosovës, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it është mesazh i qartë se si e vlerësojnë bota qeverisjen aktuale! E keni dëmtuar rëndë imixhin e shtetit! Së paku kërkoni falje për “ aventurat” lobuese, për premtimet pa mbulesë dhe për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar vendit! Bota po i dërgon mesazh të qartë popullit të Kosovës! Koha për kthesën e madhe!
Kosova do qëndroj, nuk mund ta ndalë askush!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat