Deputeti i LDK-së: Zgjedhje tash, dështimi në INTERPOL është fundi i kësaj qeverie

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Zgjedhje tash, dështimi në INTERPOL është fundi i kësaj qeverie

Nga: D.RR Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 10:52
Grupi parlamentar i LDK

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

Gashi në Facebook ka shkruar se dështimi për anëtarësim në INTERPOL, është fundi i kësaj qeverie dhe se koordinim nacional për vizat duhet urgjent, e sipas tij LDK-ja duhet të prijë këtë proces, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë:

Dështimi për anëtarësim ne Interpol, eshte fundi i kësaj qeverie.
Kosova nuk mund te duroj këtë lloj qeverisje as edhe nje dite me tutje.

Koordinim nacional për vizat duhet urgjent, LDK duhet te prije këtë proces.

Zgjedhje tash!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat