Rekaliu: Dështimi në INTERPOL, alarm për ndërtimin e një fronti politik që do ta riorientonte Kosovën në vlerat drejt lirisë dhe pavarësisë

Aktuale

Rekaliu: Dështimi në INTERPOL, alarm për ndërtimin e një fronti politik që do ta riorientonte Kosovën në vlerat drejt lirisë dhe pavarësisë

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 11:26
INTERPOL

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu përmes një postimi në facebook ka reaguar pas mos pranimit të Kosovës në INTERPOL.

Rekaliu ka shtuar se Vazhdimi i drejtimit të Kosovës nga udhëheqja aktuale e institucioneve, rrezikon të gjitha të arriturat e deritanishme.

Tutje, ai ka thënë se Dështimi në INTERPOL, alarm për ndërtimin e një fronti politik që do ta riorientonte Kosovën në vlerat drejt lirisë dhe pavarësisë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Kosova është bërë me sakrificë të brezave të tërë në një shtrirje njëshekullore. 
Nxjerrja e Kosovës nga gjendja aktuale, është borgj ndaj sakrificës në të kaluarën por sidomos është detyrim ndaj brezave të së ardhmës. 
Vazhdimi i drejtimit të Kosovës nga udhëheqja aktuale e institucioneve, rrezikon të gjitha të arriturat e deritanishme. 
Dështimi i sotëm për anëtarësim ne INTERPOL, duhet të jetë alarm për secilin subjekt politik, individ të angazhuar publikisht, intelektual por edhe qytetarë që e do Kosovën, për ndërtimin e një fronti politik që do ta riorientonte Kosovën në vlerat në të cilat ishte, kur e nisi rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat