Ambasada e Britanisë së Madhe: Zhgënjyese që Kosova nuk arriti të anëtarësohet në INTERPOL - Bota Sot
Ambasada e Britanisë së Madhe: Zhgënjyese që Kosova nuk arriti të anëtarësohet në INTERPOL

Aktuale

Ambasada e Britanisë së Madhe: Zhgënjyese që Kosova nuk arriti të anëtarësohet në INTERPOL

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 11:56
Ruari O'Conell

Për mospranimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, duke e quajtur si një ngjarje mjaft zhgënjyese.

Sipas një reagimi të lëshuar nga Ambasada thuhet se anëtarësimit i Kosovës në këtë organizatë do të mundësonte një bashkëpunim më të mirë ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit.

“Britania e Madhe është e zhgënjyer që kërkesa për anëtarësim në Interpol të Kosovës ka qenë e pasuksesshme në Dubai sot. Kosova ka punuar shumë për t’u bërë anëtare të Interpolit. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të mundësonte një shkëmbim më të mirë të informacionit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe do të përmirësonte sigurinë evropiane dhe globale. Kriminelët  tashmë bashkëpunojnë lehtësisht përtej kufijve: për t'i luftuar ata në mënyrë efektive, autoritetet tona të zbatimit të ligjit duhet të jenë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Lajm jo të mirë, mospranimin e Kosovës në INTERPOL e ka cilësuar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë në një reagim, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka fajësuar Serbinë për fushatën e egër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera