Haxhi Avdyli: Lobimi për qeverinë është sporti i rëndë, pasi politika tyre fillon në Gllogjan e mbaron në Komoran

Aktuale

Haxhi Avdyli: Lobimi për qeverinë është sporti i rëndë, pasi politika tyre fillon në Gllogjan e mbaron në Komoran

Nga: G.B Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:53
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj mos anëtarësimit të Kosovës në Interpol, duke thënë se kjo është qeveri e dështimeve dhe nuk pritet që të ketë sukses në diçka, përcjell Bota sot.

përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ata të vetmin sukses e kanë kapjen e ndonjë institucioni, pasi për ta politika lobuese e marrëdhëniet gjeostrategjike janë sport i rëndë.

Postimi i tij i plotë:

QEVERI e dështimeve, pa Kryeministër apo me 5 kryeministra, me 6 ministra të dënuar dhe me 3 ministra ( Srpska) të dorëhequr, me 40 deputetë prapa, po presim të kenë sukses në diçka. Jo. Ata të vetmin sukses që mund ta kenë , është kapja e ndonjë institucioni si PTK , KEK, ATK, duke vendosë ndonjë kusheri, dhëndërr apo militant. Sport i rëndë është për këtë Qeveri politika lobuese e marrëdhënjet gjeostrategjike, sepse politika tyre fillon në Gllogjan e mbaron në Komoran. Këta edhe kur u takuan me delegacione në korridoret e OKB-së njëri lobonte për korigjim kufinjsh e tjetri kundër. Sjanë serioz, sflasin me një zë dhe lobimi i tyre i mbrapshtë më shumë bën dëm forcimit të shtetësisë. Dorëheqja ua shpëton sadopak fytyrën, nëse kanë sadopak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat