Melihate Tërmkolli tregon dy veprimet që duhet të ndërmerren urgjentisht

Aktuale

Melihate Tërmkolli tregon dy veprimet që duhet të ndërmerren urgjentisht

Nga: P.R Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:02
Melihate Tërmkolli

Kosova sot ka dështuar të bëhet pjesë e Interpol-it. E kjo ka nxitur reagimin e mbarë opinionit publik në Kosovë. Për këtë dështim, ka reaguar edhe ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli.

“Quo Vadis, Kosovë! Me mospranimin e Kosovës në Interpol, fitoi krimi i bashkuar i Kosovës dhe Serbisë, i shfaqur në fytyrën e pushtetit, me pasoja për shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, shkruan Tërmkolli, përcjellë “Bota sot”.

Ajo ka treguar edhe dy veprimet urgjente që sipas saj duhet të ndërmerren urgjentisht

“Janë dy veprime që duhet të ndërmerren urgjentisht. Ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë  SHBA ta ndihmojë Kosovën në arrestimin dhe dënimin e bartësve të krimit të organizuar dhe korrupsionit ashtu si e ndihmoi Bullgarinë kur ajo ishte në një moment kthese “ to be or not to be”. Në Kosovë ai moment është tani”, ka përfunduar ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat