Milaim Zeka “kapet” keq me djalin e vëllait të Jakup Krasniqit: Hajn, hajdut...

Aktuale

Milaim Zeka “kapet” keq me djalin e vëllait të Jakup Krasniqit: Hajn, hajdut...

Nga: P.R Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:13
Milaim Zeka

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka “shpërthyer” ndaj Arian Krasniqit, djali i  vëllait të Jakup Krasniqit.

Zeka e quan hajdut e hajn Arian Krasniqin.

“Arian hajnit po ja them nja dy llafe: Ai ju ka kerku 20 perqind te shumave te granteve qe i ka nda MTI-ja, ne kohen kur ishte minister Bajram Hasani. I ka kerku perqindeje kryetarit te Nismes per Lokovc e Abri, Bashkim Asllanit, i cili mu per kete shkak, ka kalu me krejte anetaresine ne PDK”, shkruan Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Çdo fis e ka nga nje pis

Dy fjale per Arian Krasniqin, keshilltarin hajdut te MTI-se

Ariani eshte djali i vellait te Jakup Krasniqit, i cili çka munde te punoje tjeter perpos keshilltar i ish Ministrit Bajram Hasani, tash edhe i Ministrit, Endrit Shala.

Nuk e kam pas ndermend te flas pas bisedes me dy kolget e mi deputet, Zafir Berishen dhe Haxhi Shalen, por ky Arian hajni, paska bere nje shkrim ne faqen e tije te fb, te cilen do ta publokoje ne fund te ketije shkrimi.

Arian hajnit po ja them nja dy llafe: Ai ju ka kerku 20 perqind te shumave te granteve qe i ka nda MTI-ja, ne kohen kur ishte minister Bajram Hasani. I ka kerku perqindeje kryetarit te Nismes per Lokovc e Abri, Bashkim Asllanit, i cili mu per kete shkak, ka kalu me krejte anetaresine ne PDK.

I beje thirreje Prokurorise qe ta hetoje kete rast, dhe shume raste te tjera, per cka une jame i gatshem me i ofru deshmite dhe provat qe i kam.

Edhe Arianit i baje thirreje qe t i ofroje prokurorise te shtetit cfaredo deshmie qe ka per mu...

Ky eshte vetem fillimi per te dhe shume te tjere, te cilet, duke qene hajdut ordiner, kane guximin t i marrin neper goje te tjeret...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat