E mbijetuara e dhunës seksuale: Kam frikë se po bëhemi si listat e veteranëve

Aktuale

E mbijetuara e dhunës seksuale: Kam frikë se po bëhemi si listat e veteranëve

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Nën kushte anonimiteti, një ndër viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer lidhur me sfidat të cilat po përballet ajo dhe viktimat tjera, edhe pas sfidës më të madhe, rrëfimit të tmerrit që përjetoi.

Viktima thotë se e ka dërguar aplikacionin për njohjen e statusit të viktimës prej muajit maj të këtij viti dhe ende nuk ka as edhe një përgjigje se ku ka arritur apo ngecur procesi.

Sipas saj, edhe në Qendrën, pjesë e secilës është, po i bëjnë presion Komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, si viktimat ashtu edhe drejtuesit mirëpo pa asnjë rezultat.

Viktima, emër i njohur për redaksinë, thotë se ka raste, të cilët personalisht i njeh e që i kanë dërguar aplikacionet më vonë dhe u është njohur statusi.

Me shqetësim, viktima thotë se ka frikë që çështja e viktimave të dhunës seksuale po shkon duke u bërë si listat e veteranëve.

“Dy raste i di që u është pranuar statusi, jo që po them pse i është pranuar se i njëjti fat është edhe i asaj sikur i imi, por kam frikë që kanë filluar të bëhen si listat e veteranëve. Po më duket që do t’i humbë kuptimi edhe këtij procesi...”, shtoi ajo. “Kush e kupton, kjo është tmerr çka po ndodh me Komisionin... Po më duket që po e dinë që ne nuk mundem me ngrit zërin. Është ngec kjo punë se po të kishim mundur të ngrisim zërin e të çohemi të protestojmë, besoj se nuk kish has kjo në vesh të shurdhër qysh ka has deri tash”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat