Njeriu që u përball me kriminelin Millosheviq: Ja pse nuk u anëtarësuam në Interpol

Aktuale

Njeriu që u përball me kriminelin Millosheviq: Ja pse nuk u anëtarësuam në Interpol

Nga: P.R Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 06:54
Interpol

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, i cili ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, duke treguar edhe arsyet pse nuk ndodhi një gjë e tillë gjatë ditës së djeshme.

“Serbia loboi fuqishën kundër këtij anëtarësimi për të mos i dorëzuar kriminelët e luftës dhe për ta bllokuar Kosovën drejt shtigjeve ndërkombëtare. Qeveritarët tanë Nuk kishin motiv për të libuar. Ata i kanë harruar krimet serbe, sepse ishin të zënë duke i trashur pasuritë e veta! Pastaj po të bëheshim pjesë e Interpolit do ta kishin vështirë të fsheheshin për hajni! Presidenti ka qenë i zënë duke i aneksuar Serbise Luginën. Opozita ka qenë e zënë duke e ruajtur Kosovën natë e ditë nga presidenti!”, ka shkruar Loshi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat