Presidenti Hashim Thaçi të hënën në SHBA

Aktuale

Presidenti Hashim Thaçi të hënën në SHBA

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:17
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një vizitë katërditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Media mëson se i pari i vendit udhëton për Amerikë ditën e hënë.

Në plan janë vizitat në Shtëpinë e Bardhë, ministrinë e Jashtme ose Departamentin e Shtetit, sic njihet ndryshe kjo në Amerikë, pastaj në atë të Mbrojtjes ose Pentagon, si dhe në Kongres, ku do të ketë takime të rëndësishme në Senat, që është dhoma e lartë e Kuvendit amerikan.

Temë kryesore e takimeve dhe bisedave që Thaci do të zhvillojë në Washignton e gjetiu, sipas informatave është e ardhmja e shtetit të Kosovës, në ve?5anti dialogu me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat