Publicisti i njohur Xhevat Rexhaj, përmes një postimi në facebook, ka kujtuar letrën që ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, i njohur si “shefi i shefave”, Adem Grabovci e kishte shkruar për Kryeministrin, Ramush Haradinaj.
“Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale”, thuhet ndër tjera në letrën e Grabovcit për Haradinajn.
Ky është postimi i plotë i Xhevat Rexhajt:
Dubai - Kosovapoli
Letra e Adem Grabovcit për ish shokun e vet Ramushin
Adem Grabovci ( shefi i shefave) : "I bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:
1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?
2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.
3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës: * shtëpinë në Pejë * banesën në Prizren * truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan * pompat e benzinës dhe shumë të tjera.
4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!
5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).
6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?
7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.