Dumoshi vazhdon takimet me të rinjtë nga Prishtina

Aktuale

Dumoshi vazhdon takimet me të rinjtë nga Prishtina

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 16:00
LDK

Dumoshi ka takuar përsëri në zyrat e LDK-së një grup të të rinjve nga kryeqyteti, ku u biseduan çështje me tema të ndryshme.

"Por, ajo që mbetet në thelbin e vet janë aktivitetet rinore, projektet dhe trajnimet e ndryshme që janë në të mirën, dobinë dhe interesin e tyre".

"Këta të rinjë nuk konsideruan të rëndësishme që të flasin rreth qeverisjes dhe kryetarit aktual të Prishtinës sepse ata po ndihen të anashkaluar dhe të pafuqishëm në aktivitete, prandaj këta të rinjë potencuan se alternativën më të mirë e shohin LDK-në që të zhvillojnë idetë e tyre në të gjitha proceset rinore".

"Andaj znj. Dumoshi u ofron përkrahje maksimale dhe mbështetje të plotë, përderisa LDK-ja të rinjtë i konsideron si zgjedhjen më të duhur për vendin tonë".

"Vlora Dumoshi u premtoi se bashkë do të vendosim për atë se çka bëjmë sot që të reflektoj pozitivisht në të ardhmën tonë", thuhet në kumtesën e LDK-së.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat