Sveçla: Institucionet fshehin informatat nga njëra-tjetra

Aktuale

Sveçla: Institucionet fshehin informatat nga njëra-tjetra

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 16:24
Xhelal Sveçla

Pas katër intervistave të sotme që ka bërë Komisioni Parlamentar Hetimor në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla ka dalë në një konferencë për media, ku ndër të tjerash tha se po mungon bashkëpunimi mes institucioneve.

Sipas Sveçlës, institucionet jo vetëm që po i adresojnë përgjegjësitë te njëra-tjetra, por edhe po i fshehin informatat.

Sfeçla: Mungon bashkëpunimi institucional

“Ju e patë edhe vetë se ministri konfirmon se si një ministri nuk i përgjigjet një ministrisë tjetër qoftë edhe me shkrim zyrtar, aeroporti nuk i përgjigjet Ministrisë së Infrastrukturës, përkundër se ka autoritet. Do të thotë vullneti i institucioneve veç e veç është që jo vetëm të hudhë topin tek institucioni tjetër, por edhe të fshehë infromatën nga njëri-tjetri. Kjo pastaj kulmon në atë se sa informata po i jepen komisionit hetimor parlamentar për këtë rast”, ka thënë Sveçla.

Sfeçla është pyetur nga gazetarët se sa është i kënaqur me punën e deputetëve në këtë komision, e lidhur me këtë, ai tha se do të njoftojnë përmes raportit përfundimtar.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme, në lidhje me deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në prill të këtij viti, Komisioni Hetimor ka intervistuar ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish-drejtorin e Aviacionit Civil, Ismail Berisha, drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani. Intervista me këtë të fundit është bërë me dyer të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat