Tomë Gashi: Qytetaret e Serbisë sillen në Kosovë si mbretër, por qytetarët e Kosovës...

Aktuale

Tomë Gashi: Qytetaret e Serbisë sillen në Kosovë si mbretër, por qytetarët e Kosovës...

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 17:27
Tomë Gashi

Avokati i njohur Tomë Gashi ka komentuar vendimin e Qeverisë  për rritjen e taksës doganore për produktet e Serbisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Derisa sa Serbeve iu lejohet që në Kosovë të vijnë me tabela të Republikës së Serbisë dhe ne na imponohet që ne kufi tabelat e Republikës së Kosovës t'i zëvendësojmë me tabela të letrës ku nuk guxon të shkruaj RKS dhe për këto duhet edhe të paguhet”.

Postimi i plotë:

100% e vertete.!

Nuk ka normalizim me Serbine pa reciprocitet te plote por jo vetem ngritje te takses ne prodhimet e Serbise.

Derisa sa Serbeve iu lejohet qe ne Kosove te vijne me tabela te Republikes se Serbise dhe ne na imponohet qe ne kufi tabelat e Republikes se Kosoves t'i zevendesojme me tabela te letres ku nuk guxon te shkruaj RKS dhe per keto duhet edhe te paguhet.

Derisa qytetaret e Serbise sillen ne Kosove si mbreter te vegjel ndersa edhe ata pak qytetare te Kosoves qe udhetojn ne Serbi mundohen te jene krejtesisht te padukshem, nuk ka normalitet.

Jane edhe 100% arsye te tjera qe t'i imponojme Serbise reciprocitet efektiv dhe derisa kjo nuk behet, ngritja e takses per prodhime Serbe eshte shume e mire por jo edhe aq efektive.

Me reciprocitet strikt, efektiv dhe te 100%-t shume me shpejte largohemi nga ndikimi i Serbise dhe behemi me afer Shqiperise.

Se a jemi shtet a jo , nuk duhet te varet nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat