Mogherini kërkon që Prishtina të tërheqë vendimin e saj mbi tarifat

Aktuale

Mogherini kërkon që Prishtina të tërheqë vendimin e saj mbi tarifat

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 19:12
Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka dënuar vendimin e Prishtinës për të rritur tarifën për produktet serbe në 100% dhe ka kërkuar që vendimi të tërhiqet.

Mogherini tha se vendimi i sotëm i Prishtinës për ngritjen e tarifave për produktet nga Serbia dhe BeH në mënyrë të qartë shkel marrëveshjen CEFTA dhe MSA.

Ajo i kërkoi qeverisë së Kosovës që menjëherë të shfuqizojë masën.

Më parë në Komisionin Evropian thanë se përgjigja e BE-së ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës pritet sa më shpejt që të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat