Arianit Koci flet për kërkesën e Mogherinit: Të shqyrtohet me kujdes dhe të veprohet sipas interesave tona nacionale

Aktuale

Arianit Koci flet për kërkesën e Mogherinit: Të shqyrtohet me kujdes dhe të veprohet sipas interesave tona nacionale

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:56
Mogherini

Edhe avokati Arianit Koci ka folur për deklaratën e Frederica Mogherinit, e cila kërkoi heqjen e taksës për produktet e Serbisë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për 100%.

Koci thotë se Mogherini është mike e Kosovës, por nuk kemi prit përkrahje për ngritjet e tatimeve ndaj prodhimeve serbe për 100%.

Sipas avokatit, diplomacia evropiane nuk dëshiron turbulenca, andaj kërkesën e Mogherinit duhet me shqyrtu me kujdes, por të veprohet sipas interesave tona nacionale.

Koci tutje shton se, çdo tensionim i panevojshëm me shtetet e BE-së, ia forcon pozicionin Serbisë.

Ky është shkrimi i plotë i Arianit Kocit:

Frederica Mogherini është mike e Kosovës!

Ta kemi të qartë: zonja Mogherini është mike e Kosovës.

Përndryshe, a kemi pritur që shefja e diplomacisë evropiane, do ta përkrahë vendimin për ngritje të tatimeve ndaj prodhimeve serbe për 100% a?

Sigurisht që jo.

Diplomacia nuk don turbulenca. Sidomos ajo evropiane!

Ne duhet ta shqyrtojmë me kujdes kërkesën e Mogherinit, dhe të veprojmë sipas interesave tona nacionale.

Natyrisht, vendimin tonë duhet ta arsyetojmë mirë para miqve tanë evropian.

Politika është art i së mundshmes, dhe ne duhet ta vlerësojmë situatën, dhe efektin e veprimit tonë.

Nuk e kemi asnjë arsye që t’i tensionojmë marrëdhëniet e partneret tanë evropian.

Edhe jo-ja pranohet në botën e civilizuar, kur arsyetohet dhe plasohet në mënyrë të civilizuar.

Sidoqoftë, çdo tensionim i panevojshëm me shtetet e BE-së, ia forcon pozicionin Serbisë.

E sa i përket Serbisë, sigurisht që do të vazhdojmë të tentojmë të kultivojmë raporte të mira, në frymën e reciprocitetit dhe respektit të ndërsjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat