Isa Mustafa thotë se Serbia po e synon zhbërjen e shtetit të Kosovës

Aktuale

Isa Mustafa thotë se Serbia po e synon zhbërjen e shtetit të Kosovës

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:56
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Serbia po synon zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Ai e ka bërë një deklaratë të tillë në kontekst të fushatës së Serbisë për ta penguar antarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Serbia u angazhua shumë kundër Kosovës… Serbia ka shtuar aktivitetin për zhbërjen e shtetit të Kosovës… Karshi institucioneve të Serbisë ne kemi institucione të dobëta…”, ka thënë Mustafa në RTK.

“Kësaj radhe fitoi krimi, por ne do të vazhdojmë”.

Mustafa ka thënë se Kosova duhet t’i kthehet vetvetes dhe duhet të reflektojë.

“Ne kemi njohje, por kemi çnjohje, kjo nënkupton se diçka nuk po funksionon”, është shprehur Mustafa.

Ai ka thënë se Qeveria aktuale e Kosovës nuk paraqet fotografi të mirë para bashkësisë ndërkombëtare. “Qeveria ka shtatë apo tetë ministra me aktakuzë. Kjo është pengesë poashtu”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat