Kryeministri boshnjak: Rritja e taksës, vendim i gabuar dhe i panevojshëm

Aktuale

Kryeministri boshnjak: Rritja e taksës, vendim i gabuar dhe i panevojshëm

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 21:37
Kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës,Denis Zvizdiq

Kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdiq, e përshkroi vendimin e Kosovës për rritjen e taksës në 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake si të gabuar dhe të panevojshëm.

“Natyrisht, unë do të reagoj si kryeministër, unë thashë paraprakisht se ky është vendim i gabuar. Ky vendim do të tërhiqet, është i paarsyeshëm, rruga është dialogu, biseda dhe kompromisi, si dhe pajtueshmëria me standardet ndërkombëtare”, tha Zvizdiq, në një intervistë për televizionin N1.

Më herët ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadak. Ai tha se vendimi i Kosovës për të rritur taksat deri në 100 për qind për produktet nga Bosnja dhe Serbia është një vendim krejtësisht i pakuptimtë dhe revizionist e që është rezultat i dështimit të Kosovës për të hyrë dje në Interpol.

“Bosnja nuk e meritonte, sepse vepruam kryesisht siç ne e kemi bërë këtë për vite ose votojmë për anëtarësim në ato organizata që përcaktohen nga bisedimet e Brukselit midis Beogradit dhe Prishtinës dhe të tjerat në pajtim me Beogradin”, tha Crnadak për faqen e lajmeve “Klix.ba.

Qeveria e Kosovës e ka rritur në 100 % taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Këtë vendim e ka marrë Qeveria në mbledhjen e sotme.

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e cila me 6 nëntor vendosi masë mbrojtëse 10% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina.

“Nga sot t’i vendoset masa 100% për produktet me origjinë nga Serbia”, tha Endrit Shala, ministër i MTI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat