Taksa 100% bëhet lajm edhe në mediat franceze

Aktuale

Taksa 100% bëhet lajm edhe në mediat franceze

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 09:49
Fotot

Kosova të mërkurën rriti 100% taksën doganore mbi produktet serbe, një ditë pas dështimit të saj për t’u anëtarësuar në INTERPOL, dështim ky që ndodhi për shkak të një fushate të ashpër të Serbisë. Kështu shkruan Le Figaro për taksën.

Le Figaro ka shkruar se kjo taksë iu kthye boomerang shtetit serb, pasi të njëjtit kanë minuar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare, 

Reagime të ashpra ka pasur nga të gjithë liderët e Serbinë, të cilët nuk e pritën që Qeveria ta marrë këtë vendim.

Edhe mediat e huaja amerikane, britanike, franceze dhe të tjera kanë shkruar për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Dy javë më parë Kosova kishte vënë një taksë 10 për qind të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës që ta ndryshojë këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat