Rakiq: Serbët rrezikohen nga katastrofa humanitare pas rritjes së taksës nga Kosova

Aktuale

Rakiq: Serbët rrezikohen nga katastrofa humanitare pas rritjes së taksës nga Kosova

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 09:57
Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq

Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës në 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës ndaj mallrave nga Serbia në 100 për qind do të bëjë që serbët të rrezikojnë një katastrofë humanitare, ka thënë presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ai ka theksuar se në takimin e sotëm në Beograd, përfaqësuesit e serbëve nga Kosova do ta njoftojnë presidentin Aleksandar Vuçiq për gjendjen në terren, një ditë pasi Prishtina vendosi për rritjen e taksës nga 10 në 100 për qind për prodhimet serbe dhe se do t’ia përcjellë porosinë e qytetarëve

“Qytetarët kërkojnë reagim dhe ne si përfaqësues të Listës Serbe dhe popullit serb do të jemi pranë popullit tonë. Ne presim që presidenti Vuçiq ta shfrytëzojë forcën e tij diplomatike për ta njoftuar bashkësinë ndërkombëtare se me çfarë dhune institucionale ballafaqohet populli serb në Kosovë”, deklaroi Rakiq 

“Vendimi për rritje të taksës në 100 për qind ka filluar të ndihet menjëherë. Serbët në Kosovë jetojnë më vështirë dhe rrezikohen nga kriza humanitare, sidomos ata serbë që jetojnë në veri tek lumi Ibër”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat