Gorani: Politika e jashtme është pasqyrë e gjendjes sonë të brendshme

Aktuale

Gorani: Politika e jashtme është pasqyrë e gjendjes sonë të brendshme

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:51
Dukagjin Gorani

Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani, ka thënë se në rast se Kosova nuk avancon përbrenda, politika e jashtme nuk do jetë asgjë tjetër pos objekt i talljes nëpër zyrat e qeverive të botës dhe material për shpotitje për mediat ndërkombëtare.

Këto komente Gorani i bëri sot në seancën e Kuvendit ku po mbahet për ‘skandalet në politikën e jashtme’ me kërkesë të LDK-së. Gorani ka theksuar se politika e jashtme varet nga ajo se çfarë u ofrohet tregjeve të mëdha botërore. 

Ai tha se përkundër orientimit pro-perëndimor e pro-evropian, qytetarët e Kosovës janë shoqëria e fundit në Ballkan, e cila vazhdon të jetojë ankthin primitiv të viteve të 90-a.

Gorani: Jemi më të vetmuar se kurrë edhe pse i kemi qitë ne shitje kufijtë e shtetit

Video “Kurrë se kuptuam e as që duam ta kuptojmë, se të gjitha politikat, e më së shumti ajo e jashtme, janë pasqyrë e gjendjes së brendshme. Andaj, gjithë këto vite të shpenzuara në gënjime elektorale të vetes, po na hakmerren sot një nga një. Jemi më të izoluar se kurrë, përkundër gjithë sukseseve tona diplomatike, jemi më të mospërfillur se kurrë përkundër gjithë fotografive me liderë botëror. Jemi më të vetmuar se kurrë, edhe pse tash e sa muaj i kemi qitë në shitje kufijtë e shtetit dhe tokat e popullit”, u shpreh ai. 

Gjatë fjalës së tij, ai tha po ashtu se lobimi për njohje nënkupton vetëm mënyrë të zhvlerësimit të shtetësisë deri në nivel të një transaksioni financiar të ndonjë shitblerjeje. Kjo sipas tij, gjithmonë duke shpresuar në efektin e miqësive të trilluara private e personale./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat