Lëvizja për Bashkim: Vendimi për taksën i drejtë, të jetë edhe i qëndrueshëm

Aktuale

Lëvizja për Bashkim: Vendimi për taksën i drejtë, të jetë edhe i qëndrueshëm

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:04
Valon Murati

Lëvizja për Bashkim ka analizuar situatën pas masave të Qeverisë së Kosovës për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe ka ardhur në përfundim se ato janë të nevojshme dhe të domosdoshme.

“Andaj, Lëvijza për Bashkim  do të jetë anën e Qeverisë, në këtë drejtim, dhe kërkon që ajo të mos tërhiqet nga kjo politikë. Madje, këtë ta shtrijë edhe në drejtimet tjera, deri në të drejta të plota politike në mes të shqiptarëve në Serbi e serbëve në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Sipas LB-së vendimet e tilla të Kosovës padyshim që nuk duhet të burojnë as nga ndjenja populiste e as nga raporte inatçore, por të jenë të studiuara e analizuara mirë e mirë, në mënyrë që të kthehen në dobi të Kosovës, të qytetarëve të saj e të raporteve me fqinjët.

“Tash, Qeverisë i mbetet të jetë e kujdesshme e të punojë shumë në evitimin e pasojave dhe efekteve të mundshme anësore që mund të prodhojë një politikë e tillë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes për Bashkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat