Selimi: Pacolli e Thaçi nuk janë mërzitur pse Kosova s’u pranua në INTERPOL

Aktuale

Selimi: Pacolli e Thaçi nuk janë mërzitur pse Kosova s’u pranua në INTERPOL

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 12:48
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën për politikë të jashtme, ka thënë se politikanët që gjendeshin në Dubai për të pritur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL më shumë janë mërzitur që ka dështuar konferenca sesa anëtarësimi.

Selimi ka thënë se Pacolli e Thaçi nuk i janë mërzitur mosanëtarësimit në INTERPOL, por që u ka dështuar paraqitja para gazetarëve.

“Pacolli e Thaçi nuk janë mërzitur për dështimin për anëtarësim në INTERPOL. Janë mërzitur për shkak se kanë dështuar të dalin para gjithë atyre gazetarëve që i kishin marrë me vete, u mërzitën për konferencën”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë në të cilën gjendet Kosova.

“Dorëheqja e Qeverisë është zgjidhja e duhur në këtë kohë, në këtë kohë kur Qeveria nuk po mundet të menaxhojë skandalet e lëre më shtetin. Dorëheqja do t’i nderonte këta, por edhe do të shpëtohej Kosova. Zgjedhjet janë zgjidhja”, ka përfunduar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat