Vuçiq i përgjigjet Haradinajt: Serbia përgatitet për betejë, nuk do ta njohim Kosovën

Aktuale

Vuçiq i përgjigjet Haradinajt: Serbia përgatitet për betejë, nuk do ta njohim Kosovën

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 13:59
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka reaguar deklaratës së fundit nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur deklaratës nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili sot tha se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq u shpreh se një deklaratë e tillë nuk vjen direkt nga Haradinaj.

“Kjo na vendos në pozitë të tmerrshme, kjo dëshmon se ka fuqi të tjera që qëndrojnë prapa”, deklaroi Vuçiq gjatë mbledhjes me përfaqësuesit serbë nga Kosova.

“Disa prej jush e njihni, nuk e ka vendosur ai këtë. Nuk ka dalë nga koka e tij por e ka lexuar diku dhe ka qenë i pakujdesshëm duke lexuar diqka të tillë publikisht”, shtoi ai.

“Në një situatë të tillë duhet të përgatitemi për betejë të gjatë sepse pavarësinë e Kosovës nuk do t’ia pranojmë”, u shpreh Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat