Gërxhaliu i përgjigjet Vuçiqit: Edhe unë do të pranoja çdo vendim të Qeverisë së Kosovës për taksen

Aktuale

Gërxhaliu i përgjigjet Vuçiqit: Edhe unë do të pranoja çdo vendim të Qeverisë së Kosovës për taksen

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 15:42
Safet Gërxhaliu

Autoritetet në Serbi janë ngritur në këmbë dhe nuk po pajtohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe që hyjnë në vendin tonë.

Madje, mbrëmë presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, në konferencën e organizuar për shtyp pas vendimit të Qeverisë Kosovës, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte po të mos shkarkohej Safet Gërxhaliu nga kreu i Odës Ekonomike të Republikës së Kosovës.

“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, ka thënë Vuçiq.

Këtë deklaratë të Vuçiqit e ka komentuar sot ish-kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu. Ai në një prononcim për mediat vendore ka thënë se nuk mund t’i komentoj deklaratat politike të çfarëdo natyre dhe nga kushdo që vjen, e në veçanti  në këtë kohë kur  është kjo histori e patriotizmit në Kosovë.

Gërxhaliu i është përgjigjur presidentit serb, duke thënë se po të ishte akoma kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës do të pranonte çfarëdo mendimi që merr Qeveria e Kosovës.

“Në këtë drejtim besoj se të gjithë kemi obligim moral që të punojmë në zhvillimin ekonomik të Kosovës të avancojmë partneritetin e barabartë dhe jo gjysmak. Por, edhe po të isha prapë kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës besoj se masat e qeverisë janë të shenjta dhe nuk do të veproja kundër tyre asnjëherë. Prandaj, besoj se me komentet dhe argumentimet nuk ja vlen të humbet koha por të punojmë të shohim një Kosovë të lirë dhe të të zhvilluar ekonomikisht  siç e duan qytetarët”, ka theksuar Gërxhaliu.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk është personi adekuat që do të vendoste nëse duhej vendosur apo kundërshtuar një vendim të tillë për taksa 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia në Kosovë.

“Por unë definitivisht nuk jam person që vendosi as për masa pro apo kundër, ajo që është esenciale është se si kryetar i OEK kam menduar se gjuha e përbashkët e komunikimit dhe komunitetit të biznesit, janë për bashkëpunim ekonomik dhe në këtë drejtim edhe kam menduar e vepruar që ta kemi një dialog të mirëfilltë mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim besoj se kam kontribuar sado pak për të avancuar këtë dialog, por definitivisht është obligim moral i çdo qytetari dhe i çdo përfaqësuesi të institucioneve të mbështet masat dhe vendimet që merren nga shteti ynë, sepse nuk ka të drejt askush ato t’i cenoj”, ka përfunduar Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat