Haradinaj: KFOR-i ka dhënë kontribut për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: KFOR-i ka dhënë kontribut për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, me të cilin ka bashkëbiseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe ishte vlerësim i përbashkët se në Kosovë mbretëron një situatë e mirë e sigurisë.

Haradinaj, ka vlerësuar rolin e komandantit dhe të ushtarëve të KFOR-it, për angazhimin e tyre në  Kosovën dhe popullin e saj, duke i falënderuar ata për kontributin e tyre në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

"Nën udhëheqjen tuaj KFOR-i ka dhënë kontribut në krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe për këtë u jemi mirënjohës si vend dhe si popull”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj, ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it,  në proceset zhvillimore të vendit, duke veçuar bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, si një forcë profesionale, multietnike dhe gjithëpërfshirëse.

Për rolin konstruktiv në krye të KFOR-it dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, kryeministri Haradinaj e ka nderuar komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci me “Hartën e Artë të Kosovës”.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, i ka prezantuar kryeministrit Haradinaj të arriturat e ushtrimit “Shpata e Argjendtë”, ushtrim ky që organizohet nga KFOR-i dhe përfshinë të gjitha institucionet vendore të sigurisë dhe ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë me të gjitha institucionet vendore, veçmas me ato të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat