Limaj: Nuk do të ndalemi derisa ta ndërtojmë një elitë të re politike në Kosovë

Aktuale

Limaj: Nuk do të ndalemi derisa ta ndërtojmë një elitë të re politike në Kosovë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 17:49
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha sot në Malishevë se ky qytet shpërfaq më së miri vizionin e subjektit të cilin ai e drejton, e me të cilët do të ndërtojnë një elitë të re politike në vend.

Në një tubim me të rinjtë e Malishevës, i pari i Nisma-s përmendi angazhimin e këtyre të rinjve në Nisma Socialdemokrate, për të cilët tha se janë shembull i punës së mirë për besimin dhe përgjegjësinë që u është dhënë.

Ai duke apeluar te të rinjtë që të mos migrojnë, mori shumë shembuj përmes të cilëve Kosova do të mund të bëhej shembull i zhvillimit ekonomik.

Limaj: Nuk do të ndalemi derisa të ndërtojmë një elitë të re politike në Kosovë

“Porosia për ju djem, vajza të reja, që ende nuk iu ka ardhur momenti me marrë përgjegjësi shtetërore është shikoni bashkëmoshatarët tuaj (të rinjtë e Nisma-s) se çfarë përgjegjësie kanë marrë. Kjo është perspektiva juaj, radha është tek ju. Ne nuk do të ndalemi derisa ta ndërtojmë një elitë të re politike në Kosovë”, tha ai.

Limaj pati një porosi për të rinjtë e Malishevës, derisa u bëri thirrje atyre që t’i drejtohen shkollave të aftësimit profesional.

Limaj: Do t’i mbështesim të rinjtë e Malishevës të marrin zanat dhe t’iu gjejmë vende punës

“Unë po iu ftoj, të gjithë ata djem e vajza këtu, që duan me marrë zanat, të lajmërohen te kryetari i komunës, te kryetari i rinisë, dhe unë me këta bashkë, do të shkojmë  me mbështetje të shtetit, pa iu dhënë asnjë cent, me iu përgatit me marrë nga një diplomë të zanatit dhe t’ju gjejmë vende të punës”, u shpreh Limaj.

Ndërsa, kryetari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Albert Maxhuni i ka ftuar të rinjtë për iniciativa të reja pasi që sipas tij, aktivizimi i rinisë gjithmonë sjell progres.

Maxhuni: Rinia t’i drejtohet arsimit profesional

“Ne e dimë që sot kemi shumë djem dhe vajza që fatkeqësisht nuk gëzojnë një diplomë universitare e që kërkojmë nga ju strukturat udhëheqëse të Nismës Socialdemokrate të rinisë të jenë në bazë të këtij procesi t’i ftojmë të gjithë djemtë dhe vajzat në Malishevë dhe jo vetëm këtu, që të drejtohen drejt arsimit profesional, sepse sot në bazë të vendimeve që do t’i marrë Qeveria e Kosovës dhe zëvendëskryeministri Limaj, ne do qëndrojmë pranë këtyre djemve dhe vajzave të reja. Po ashtu, sot të rinjtë tanë kanë mundësi që përmes ideve inovative dhe kreative të fitojnë një vend pune”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i të rinjve të Nisma-s në Malishevë, Arianit Krasniqi përmendi aktivitetet që i kanë pasur si rini në këtë komunë, ku veçoi aktivitetin “Ta pastrojmë Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat