Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në një intervistë dhënë në Frontal të T7, ka folur për dështimet dhe skandalet e diplomacisë kosovare. Sipas Selimi, këtë diplomatë i kanë humbur respektin që kishin vendet e tjera për Kosovën. Ka përmendur skandalin seksual të një zyrtari kosovar në Japoni
Selimi thotë se në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, përvec dështimit për t’u anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare të policisë, humbi edhe respektin e shumë vendeve.
Deputeti i VV’së ka përmendur abstenimin e Japonisë kur u votua për anëtarësimin e Kosovës.
Sipas tij, shteti që e ka njohur Kosovën, tashmë nuk ka qëndrim pozitiv ndaj saj.
Ai thotë se skandali seksual i një diplomati kosovar ka ndikuar që Kosova të humb përkrahjen e Japonisë.