Policia konfirmon arrestimet për vrasjen e Ivanoviqit, mësohen emrat e dy të arrestuarve

Aktuale

Policia konfirmon arrestimet për vrasjen e Ivanoviqit, mësohen emrat e dy të arrestuarve

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 07:53
Policia e Kosovës ka pasur një aksion këtë mëngjes në veriun e vendit.

Policia e Kosovës ka pasur një aksion këtë mëngjes në veriun e vendit.

Pas këtij aksioni janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut, raportohet se qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.

Tani, televizioni publik serb RTS citon Igor Simiq, udhëqësin e Listës Serbe që thotë se janë arrestuar dy persona.

Dragisha Markoviq është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i policisë së Kosovës po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit.

Poashtu, sipas RTS, i arrestuari tjetër është Marko Rashiq.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka ndaluar katër persona në Veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar për lidhje me vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviq, kurse një i cili ka rezistuar ndaj policëve.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë se me këtë rast janë bastisur katër lokacione, kurse në konsultim me prokurorin kompetent ndaj të ndaluarve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat