Policia e Kosovës ka pasur një aksion këtë mëngjes në veriun e vendit.
Pas këtij aksioni janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut, raportohet se qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.
Tani, media serbe citon Igor Simiq, udhëqësin e Listës Serbe që thotë se janë arrestuar dy persona,
Dragisha Markoviq është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i policisë së Kosovës po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit.
Poashtu, sipas mediave serbe, i arrestuari tjetër është Marko Rashiq.
Ndërkohë, më herët është raportuar se janë arrestuar katër persona.