ROSU e bastisë edhe mikun e Ramush Haradinajt, arreston 2 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

ROSU e bastisë edhe mikun e Ramush Haradinajt, arreston 2 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për vrasjen e Ivanoviqit

Nga: P.R Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 09:18
Ramush Haradinaj

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit, ka realizuar një aksion në Veri të vendit. Në Mitrovicë janë arrestuar Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, si dhe Nedelko Spasojeviq.

Po ashtu,  Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur sot në mëngjes shtëpinë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, mik i Kryeministrit Ramush Haradinaj. Sipas Policisë, ai është kërkuar me urdhër të prokurorit në kuadër të një operacioni arrestimesh që ka të bëjë me vrasjen e ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.

E kujtojmë se Radoiçiq, është i njohur për afërsinë e madhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe takimet e shpeshta me të.

Madje Haradinaj ka thënë se ka respekt shumë për të.

“Unë du me i respektu njerëzit e vendit tim, une e respektoj Radojecicin, jam interesum me punu me ta, jam interesum mos me u ndi të ofendum, as të cenuar, ky vend është edhe i tyre, ata skanë pse me mendu nëse se kanë Beogradin çka i gjanë”, kishte thënë Haradinaj pas takimit të kishte pasur me Milan Radoiçiqin në zyrën e tij në objektin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat