Arrestimet në Veri, flet Haradinaj

Aktuale

Arrestimet në Veri, flet Haradinaj

Nga: N.H Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 09:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook e ka komentuar arrestimin e katër personave në veri të Mitrovicës nga Njësia Speciale.

Haradinaj ka thënë se ky veprim policor është në pajtim të plotë me ligjin dhe konform të urdhrit të Prokurorisë Speciale.

Shefi i qeverisë ka nënvizuar se ky aksion nuk ndërlidhje në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik.

Me tej ai ju ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike dhe kryetarët e komunave, posaçërisht ata në veri që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Ja postimi i tij i plotë:

Sot, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës është zhvilluar një operacion policor, që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhërit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.

Thërras qytetarët, subjektet politike, kryetarët e komunave posaçërisht ata në veri dhe organet e tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit. 

Është më rëndësi që askush të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme.

Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat