Salihaj përkujton veprimtarin e LDK-së: Ata që e vranë Xhemail Mustafën sot janë në krye të shtetit

Aktuale

Salihaj përkujton veprimtarin e LDK-së: Ata që e vranë Xhemail Mustafën sot janë në krye të shtetit

Nga: N.A Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 09:40
Enver Maloku, Xhemail Mustafa dhe Adem Salihaj

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj përmes një postimi në facebook ka përkujtuar 18 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Xhemail Mustafës.

Salihaj ka shkruar se ata që e vranë Mustafën u bënë "trima" pas lufte, duke vrarë ata që kishin arritur disi të shpëtonin nga shfarosja serbe.

Tutje, Salihaj ka shtuar se Kosova do të bëhet shtet i vërtetë vetëm kur t'i vërë para drejtësisë këta kriminelë,që vranë bijtë më të mirë të saj.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Vrasja mizore e Xhemajl Mustafës dhe e shumë veprimtarëve tjerë të palodhshëm, të pastër e patriotë, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është akti më kriminal e më mizor që u bë ndaj shqiptarëve pas largimit të Serbisë nga Kosova dhe pas hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Qindra veprimtarë të devotshëm, që ia përkushtuan jetën lirisë, që iu nënshtruan me vetëdie e vetëmohim lloj-lloj torture, maltretimi e shfarosje nga serbët, pas datës 12 qershor, iu nënshtruan vrasjeve të reja, kidnapimeve e poshtrimeve të reja, nga llumi i rrugaqëve, dhunuesëve, kriminelëve e hajnave të vetëquajtur komandantë, nga ata që nuk e kishin shliruar asnjë shtëpi apo lagje të vetme, nga ata që nuk kishin mbrojtur një jetë të vetme nga shfarosja serbe. Ata u bënë "trima" pas lufte, duke vrarë ata që kishin arritur disi të shpëtonin nga shfarosja serbe. Ata janë sot këtu, në krye të shtetit, ata sot po e vrasin edhe të ardhmen e Kosovës. Kosova do të bëhet shtet i vërtetë vetëm kur t'i vërë para drejtësisë këta kriminelë,që vranë bijtë më të mirë të saj. Vetëm atëherë mund të themi se u vendos drejtësia ne vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat