Kryetari i të ashtuquajturit Komitet në Kuvendin e Serbisë për Kosovën, Milovan Dreçun, ka thënë se aksioni i sotëm i njësisë speciale të Policisë së Kosovës në veri, është një veprim i rrezikshëm i cili acaron situatën edhe më shumë.
“Kjo është një lëvizje e rrezikshme e një anshme nga Prishtina që rëndon shumë gjendjen dhe ngre tensionet. Për fat të keq këto veprime janë shenjë e aksioneve të reja të dhunshme të Prishtinës në veri të Kosovës”, ka thënë Dreçun.
Sipas tij ishte e qartë që diçka do të ndodhte për shkak të pranisë së madhe të forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri.
Aksioni i Policisë së Kosovës në Veri ka rezultuar me katër të arrestuar, dy prej të cilëve janë pjesëtar të Policisë së Kosovës e që dyshohen se kanë gisht në vrasjen e Oliver Ivanvoqit.