Qeveria kërkon të ndërpriten reduktimet e energjisë

Aktuale

Qeveria kërkon të ndërpriten reduktimet e energjisë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:14
Foto

Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron zhgënjyese dhe të patolerueshme ndërprerjet e energjisë elektrike ditëve të fundit.

Në një komunikatë për media të ekzekutivit, thuhet se“ është e patolerueshme sjellja e Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike, (KEDS) dhe Korporatës Energjetike të Kosovës, (KEK) në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike”

“Menaxhmenti i KEDS-it dhe KEK-ut duhet ta dijnë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por kanë obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat