Qeveria e Shqipërisë kundër taksës ndaj Serbisë

Aktuale

Qeveria e Shqipërisë kundër taksës ndaj Serbisë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:45
Qeveria e Shqipërisë

Qeveria e Shqipërisë është deklaruar kundër biznesit vendës dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me vendosjen e taksës në masën 100% ndaj mallrave serbe e atyre boshnjake.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100% është vlerësuar si jo e shëndetshme për ekonominë e dy vendeve, nga ana e ministrit të Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët. Ndërsa për bizneset në Shqipëri masa e marrë nga Qeveria e Kosovës është e drejtë, por e vonuar në kohë, njëherësh edhe si mundësi dhe si një derë e hapur në rrugën drejt tregut të Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat