Veseli: Nuk lejojmë cenimin e sovranitetit nga Serbia

Aktuale

Veseli: Nuk lejojmë cenimin e sovranitetit nga Serbia

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 13:21
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se nuk do të lejojë provokime që mund të shkaktojnë pasiguri, cenimin e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe institucional, por gjithashtu nuk do lejohen veprimet që kërcënojnë shqiptarët, serbët dhe komunitetet tjera në veri të Kosovës.

Veseli në një konferencë për media, ka thënë se vendimet e fundit të institucioneve të Kosovës kanë për synim ta ndalin destruktivitetin e liderëve institucional të Serbisë kundër Kosovës. 

Kryeparlamentari Veseli duke i konsideruar këto vendime si legjitime, legale dhe transparente, u shpreh se ato nuk duhet të interpretohen si veprime kundër komuniteteve të caktuara.

Veseli: Nuk do lejojmë cenimin e sovranitetit territorial

“Republika e Serbisë, lidershipi i saj duhet ta kuptoj se politika e urrejtjes, bllokimit, provokimit ndaj Kosovës është duke e rrezikuar stabilitetin rajonal. Është kundër frymës së dialogut të proklamuar. Kjo politikë nuk i ndihmon bashkëjetesës në mes shqiptarëve, serbëve dhe komuniteteve tjera në Kosovë. Ka ardhur koha që të ndalen provokime të tilla. Nuk do të lejojmë provokime që mund të shkaktojnë pasiguri ose jo stabilitet në vendin tonë, nuk do lejojmë cenimin e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe institucional, nuk do lejojmë veprime që kërcënojnë shqiptarët, serbët dhe komunitetet tjera në veri të Kosovës, nuk do lejojmë asnjë veprim që cenojnë bashkëqytetarët tanë serb kudo që jetojnë në Kosovë“, ka thënë Veseli.

Përmes një konference për media iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve dhe gjuhës së urrejtjes.

Veseli u shpreh se ndonëse Kosova është e angazhuar që t’i zgjedh problemet me Serbinë, nuk mund të lejojnë deri në pafundësi synimet destruktive ndaj vendit tonë.

Veseli: Kosova e angazhuar që t’i zgjedh problemet me Serbinë

“Ata duhet ta ndjejnë vetën qytetarë të lirë dhe të sigurt të shtetit të pavarur dhe sovran Republikës së Kosovës. Kosova është e angazhuar që të zgjidh problemet me Serbinë në mënyrë konstruktive përmes dialogut dhe mirëkuptimit. Por kjo nuk do thotë që ne do të tolerojmë pafundësisht synimet destruktive ndaj shtetit tonë, apo përpjekjet për të tensionuar çdoherë dhe çdo kohë gjendjen në vendin tonë. E ardhmja e Kosovës dhe e gjithë rajonit është integrimi në Bashkimin Evropian. Republika e Kosovës është e angazhuar që të garantojë stabilitet, sundim të ligjit në çdo pjesë të territorit të vet”, u shpreh ai.

Tutje ai u shpreh se institucionet e Kosovës do të funksionojnë dhe veprojnë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Ky deklarim i kryeparlamentarit, Kadri Veseli ka ardhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, veprim ky i cili po kundërshtohen nga serbët që jetojnë në Kosovës, dhe që kanë paralajmëruar edhe protesta gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat