Vërtetohet aktgjykimi lirues për katër të akuzuar

Aktuale

Vërtetohet aktgjykimi lirues për katër të akuzuar

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 14:31
Gjykata e Apelit e Kosovës

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në rastin e katër të akuzuarve dhe se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është vërtetuar.

Me anë të këtij aktgjykimi të akuzuarit S.M.,V.G.,M.S. dhe A.S. konform Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës , janë liruar nga akuza.

“I akuzuari i parë  është liruar nga akuza për shkak të veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  E akuzuara V.G. për shkak të veprës penale: “Shtytje në kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 lidhur me nenin 32 i të njëjtit kod. Kjo e fundit po ashtu së bashku më  të akuzuari M.S. dhe A.S,  janë liruar nga akuza edhe për veprën penale në bashkëkryerje “Dhënia e ryshfetit në tentativë” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 28 dhe 31 të  po këtij ligji”, thuhet në komunikatën e Apelit.

Gjykata e Apelit konstaton se në aktgjykimin e atakuar nuk evidentohen shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale,  gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se nuk ka shkelje as të ligjit penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat