Policia e Kosovës thotë se protesat e serbëve në veri ishin të qeta

Aktuale

Policia e Kosovës thotë se protesat e serbëve në veri ishin të qeta

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për protestat e mbajtura sot në Graçanicë, Shtërpcë e të tjera lokacione në veri të Mitrovicës, ku qytetarët serb kanë protestuar kundër taksës.

Përmes një kumtese për media, Policia ka thënë se me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë:

Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestat e mbajtura sot në disa lokacione të ndryshme të vendit si, në Graçanicë, Shtërpcë dhe në disa lokacione në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestave.

Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Protestat kanë filluar rreth orës 12:00 dhe kanë përfunduar rreth orës 13:00, përderisa gjatë kësaj periudhe kohore në disa rrugë ku është mbajtur protesta në Veri, qarkullimi i automjeteve ka qenë i ndërprerë përkohësisht.

Vlen të potencohet se protestat kanë qenë të qeta dhe pas shpërndarjes së protestuesve rrugët janë liruar për qarkullim të automjeteve

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planifikimeve policore, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat