Kryeministri i sqaroi ambasadorëve të Quint-it qëndrimin për taksën ndaj Serbisë

Aktuale

Kryeministri i sqaroi ambasadorëve të Quint-it qëndrimin për taksën ndaj Serbisë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:53
Ramush Haradinaj në takim me ambasadorët e Quintit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së BE-së, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

E detaje për këtë takim ka dhënë këshilltari i tij, Avni Arifi, i cili në një prononcim për media ka thënë se takimi i sotëm ishte i zakonshëm, ndërsa ka treguar se çfarë është biseduar aty.

Arifi: Në këtë takim u bisedua për temat aktuale në vend

“Ky takim jo vetëm me aksionin në veri, por ka të bëjë kryesisht edhe me tarifën që është vendosur, zhvillimet rreth INTERPOLIT. Javën e kaluar kemi pasur takimin e njëjtë me tjetër temë. Zhvillimet në Kosovë janë të tilla që shpeshherë ka koordinim me vendet e Quint-it dhe bisedojmë për çështje të ndryshme”, tha ai.

Duke theksuar se vendosja e taksës prej 100 përqind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bonjë e Hercegovina, ishin temë kryesore, Arifi thotë se Qeveria e Kosovës ka siguruar përfaqësuesit diplomatik të vendeve përkatëse se nuk ka arsye për brengosje nga kjo taksë.

Ndërsa sa i përket qëndrimeve të vendeve të Qunit-t, Arifi tha se tashmë janë të ditura.

Arifi: U sqaruam rreth shqetësimeve të mundshme që ekzistojnë nga masa e Qeverisë

“Po besoj që ju keni parë qëndrimet e shteteve përkatëse, qëndrimet e BE-së, të SHBA-së sa i përket çështjes kur është në pyetje tregu. Janë qëndrime të pritura por njëkohësisht kemi pasur edhe qëndrimet e Qeverisë të Kosovës, qëndrimet e kryeministrit, dhe me të gjitha këto besoj se janë të njohur opinioni. Ne kemi bashkëbiseduar në këto që t'iu përgjigjemi pyetjeve për me i zbut apo për me i sqaru shqetësimet e mundshme që eksitojnë lidhur me implikimet që mund të kenë masat e tilla tek kategoritë e caktuara në shoqëri”, u shpreh Arifi.

Ai theksoi se kjo masë e vendosur nuk është vetëm një veprim, por përgjigje për luftën politike që Serbia po e bënë karshi Kosovës.

Tutje, Arifi është shprehur i bindur se krahas qytetarëve serbë që jetojnë në veri të vendit, as shqiptarët e asaj ane nuk kanë pse të ndjejnë veten të rrezikuar.

Arifi: Taksa ndaj Serbisë, përgjigje e veprimeve të saj në dëm të Kosovës

“Taksa 100 përqind për produktet e Serbisë ka të bëjë me të gjitha veprimet. Ka të bëjë me propagandën e tmerrshme që është shkelje e marrëveshjeve të Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Ka të bëjë me kamionat e Kosovës që nuk lejohen nëpër territorin e Serbisë, ka të bëjë me çdo zhvillim që Serbia është duke bërë obstruksion të qytetarëve të Republikës të Kosovës. Një gjë duhet me ditë, se nga këto masa nuk do të preket asnjë qytetar i Republikës të Kosovës. Qeveria e Kosovës garanton se asnjë qytetarë, as i përkatësisë serbe, nuk do të vuajë për ushqim. Nuk do të kemi mungesë të produkteve bazike”, theksoi ai.

Krejt në fund, Arifi bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me masat që janë ndërmarrë deri më tash, duke thënë se tregu i Kosovës, si një treg 500 milionësh për Serbinë, patjetër se do respekt dhe njohje nga ky vend fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat