Kush po ia bën këtë fushatë Haradinajt?

Aktuale

Kush po ia bën këtë fushatë Haradinajt?

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:28
Ramush Haradinaj

Parulla gjigande kanë filluar të vendosen në sheshin kryesor të Prishtinës në të cilat ndërlidhet figura e kryeministrit Haradinaj. Këto veprime duken si fushatë në mbështetje të Ramush Haradinajt, por më shumë sesa favor, duket se e dëmtojnë vetë Kryeministrin. Kjo per faktin se nje vendim i tille shteteror, sic eshte ai per vendosjen e takses per mallrat serbe, e qe po mbeshtet nga te gjithe, tentohet t'i jepen ngjyrime partiake.

“Sot jam 100% shtet, faleminderit Kryeminister”, është mbishkrimi i parullave që kanë zënë hapësirë sot te Hoteli Grand, në kryeqytet.

Nuk dihet se kush janë njerëzit që po vendosin këto parulla dhe a është në dijeni vetë Ramush Haradinaj.

E gjithë kjo po bëhet për shkak të marrjes së vendimit për masën mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat