Aksidenti fatal në Mramor: Pjesëtarë të eskortës së Ambasadës turke dyshohet se kishin pirë alkool në Gjilan

Aktuale

Aksidenti fatal në Mramor: Pjesëtarë të eskortës së Ambasadës turke dyshohet se kishin pirë alkool në Gjilan

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:33
Foto ilustrim: "Bota sot"

Aksidenti që la katër persona të vdekur në fshatin Mramor të Prishtinës në të cilën u përfshi edhe një veturë ku gjendej ambasadorja e Turqisë ka ngritur disa dyshime. media mëson se pjesëtarë të Ambasadës turke dyshohet se para se të niseshin për rrugë kishin pirë alkool në një nga lokalet e Gjilanit. Prokuroria e ka konfirmuar për median se e kanë këtë informacion dhe se hetimet janë duke u kryer

Katër persona mbetën të vdekur javën që e lamë në fshatin Marmor të Prishtinës. Aty u përplasën tri vetura, në mesin e tyre edhe ajo e ambasadores turke.

Por, dyshimet e para për këtë rast sipas prokurorisë së shtetit mbeten tek tejkalimi që kishte bërë vetura e tipit ‘Opel Corsa’ në të cilën gjendeshin katër anëtarët e familjes Shala.

Media, sot ju sjell një rrëfim ndryshe për këtë ngjarje.

Përderisa ambasadorja Kivilcim Kiliç pas aksidentit u dërgua për shërim në Turqi ende nuk ka asnjë informacion për shëndetin e saj. Ambasada e Turqisë nuk i ka dërguar familjes as telegram ngushëllimi pas tragjedisë.

Kjo heshtje e ambasadës po bëhet edhe në raport me prokurorinë. Janë bërë disa ditë, kur këta të fundit kanë kërkuar nga Ambasada Turke GPS’në e veturës, mirëpo, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Me anë të saj do të vërtetohet saktësisht sa ka qenë shpejtësia e veturës së ambasadës në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

“Kemi kërkuar nga shteti që nga vetura e markës BMW të merret GPS që na tregon saktësisht shpejtësinë e veturës që ka ndodh aksidenti. Jemi në pritje prej dhe në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën turke për shkak se janë disa procedura sepse duhet të lajmërohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe ende nuk kemi mund të marrim këto të dhëna nga GPS. Këto na vërtetojnë saktësisht shpejtësinë e veturës së ambasadës”,  thanë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Por, burime të Express bëjnë të dikur se në natën e 16 nëntorit, personat që ishin në veturë së bashku me ambasadoren kishin pirë alkool në një nga lokalet e Gjilanit, e kështu dyshohet se vozitja mund të jetë bërë në gjendje të dehur.

Të njëjtin informacion e kanë konfirmuar se e kanë edhe prokuroria duke bërë të ditur se janë duke kryer hetime në atë pistë.

Media ka qëndruar edhe në fshatin Ponesh ku familja Shala është duke pritur të pame për familjarët.

Këtë informacion thonë se jua kanë kumtuar disa herë gjatë të pames, persona që mendohet të kenë parë pjesëtarët e ambasadës atë natë.

 “Deri tani kemi lajme që Agroni ishte fajtor sepse kishte tejkaluar kolonën. Tash kanë kaluar disa ditë prej asaj nate të aksidentit dhe kemi informata që ata zyrtarë të Ambasadës Turke kanë qenë në një restorant në Gjilan dhe kanë pirë alkool e kanë ngrenë e pastaj janë nis për Prishtinë kur ka ndodhë edhe aksidenti. Ne i kemi humbur katër anëtarë të familjes dhe askush nuk po interesohet për neve”, thanë anëtarë të familjes Shala.

Ndërkohë,media dy ditë më parë ka publikuar edhe versionin zyrtar të prokurorisë për aksidentin të kryer nga dy ekspertë.

Sipas kësaj ekspertize thuhet se shkaktar i aksidentit është vetura “Opel Corsa” gjatë tentim tejkalimit.

“Shpejtësia e tri veturave, përveç Audisë, këto dy veturat tjera kanë qenë në suaza të normales. Fillimisht është goditë vetura e ambasadës nga vetura Opel Corsa që ka dalë në shiritin tjetër për tejkalim është goditë në pjesën e majtë dhe në bazë të ekspertëve vetura e ambasadës është ndalë për shkak të shpejtësisë së goditjes që e ka pas deri në 53 deri në 60 kilometra në orë dhe peshës që vetura e ka pas është ndalë pikën e goditjes, ndërsa vetura Corsa ka lëvizë në anën e djathtë dhe është largu  prej rrugës për shkak të goditjes. Pastaj ka ardhur vetura Audi që e ka goditë veturën e ambasadës te goma e anës së majtë, ia ka shkëput gomën dhe e ka marrë me vete disa metra dhe nga goditja vetura e ambasadës është rrokullisë në anën e majtë, e aty dyshohet se kanë pësuar edhe lëndime”, thotë ekspertiza.

Në aksidentin e së premtes në Mramor ndërruan jetë Osman Shala, 65 vjeç, Agron Shala, 22 vjeç, Arife Shala, 88 vjeç, dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç, të gjithë pjesëtarë të një familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat