AAK i reagon Isa Mustafës: Ish-kryeministër, me kënd je?

Aktuale

AAK i reagon Isa Mustafës: Ish-kryeministër, me kënd je?

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 19:54
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili tha se taksa e vendosur nga qeveria ndaj mallrave serbe, është populiste, e pamatur dhe për pazare të dikujt.

AAK i ka reaguar kësaj deklarate përmes Pal Lekajt, i cili nëpërmjet një postimi ni ‘Facebook’ e ka pyetur kreun e LDK-së se me kënd është.

Ai gjithashtu ka theksuar se do të ishte më mirë sikur LDK të dilte me qëndrim pro vendimit 100 për qind për rritjen e taksës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Zotëri ish – kryeministër, me kënd je?

Qëndrimi i Isa Mustafës, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë PËR apo KUNDËR, por më shumë është “shpatë me dy teha”, edhe i mirë edhe i dhembshëm. Jemi të vetëdijshëm se ish-Kryeministri dhe partia e tij, janë po aq të sigurtë, se Kryeministri Haradinaj nuk është personalitet “pishmangji”, siç disa janë treguar të tillë në të kaluarën. Prandaj, më mirë do të ishte që sonte nga partia e tij të dilte me një qëndrim “100% pro vendimit” që t’i tregojmë Serbisë, se kur bëhet fjalë për ruajtje të ekonomisë dhe sovranitetit të vendit, ne jemi “100% bashkë”.

Nuk zbrapsemi sepse KOSOVA është 100% e pavarur dhe sovrane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat