Kush është Milan Radojiciq, njeriu që po kërkohet për vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

Kush është Milan Radojiciq, njeriu që po kërkohet për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 20:20
Milan Radojiciq

Shumë ishte folur për të por pak e njihnin.

Emri i tij lidhet me shumë ngjarje në veri të Mitrovicës, por figura e Milan Radoiqiqit, u bë e njohur kur ai në cilësinë e nënkryetarit të Listës Serbe u pa në zyrën e kryeministrit të Kosovës.  

I njohur ndryshe edhe si udhëheqësi i nëntokës serbe në veri, Milan Radojiciq u përfol edhe kur ndodhi vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Disa serbë e quajnë atë edhe si “Zot të veriut” pasi që në të tri komunat me shumicë serbe në veri nuk mund të merret as edhe një vendim pa e mbështetur personi i lidhur Milan Radojiciq.

Raportimet për djegien e shumë veturave në veri, përfshi këtu edhe veturën e tashmë të ndjerit Oliver Ivanoviq, dyshohet se e bënte vetëm një grup. Ishte ai i Milanit, i cili me këto akte synonte të frikësonte çdokënd që nuk i përshtatej atij.

Radojiçiq ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialog, Borko Stefanoviq.

Ndërkaq, pushtetin e Radojiçiqit e konfirmoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u takua me të para disa muajsh.

Kryeministri i Kosovës, e konfirmoi në T7 se takohet me Milan Radojiciq. Sipas tij kjo nuk paraqet asnjë problem, krahas asaj që shumë e kritikuan.

E njëri nga personat që e kritikoi Haradinajn ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai potencoi se si Presidenti mund të takohet me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, por sipas tij, jo me ata që kanë probleme me ligjin.

E gjatë së premtes, Milan Radojiciq ishte njëri ndër personat që u kërkua nga Policia e Kosovës, pikërisht për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat