NISMA deshi deklaratë të Kuvendit për masën prej 100%, s’merr votat e deputetëve

Aktuale

NISMA deshi deklaratë të Kuvendit për masën prej 100%, s’merr votat e deputetëve

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 20:23
Kuvendi i Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka propozuar deklaratë të përbashkët me të cilën mbështetej vendimi i Qeverisë për taksën prej 100 % ndaj Serbisë, megjithatë ajo nuk u fut në rend dite, pasi nuk mori votat e nevojshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Ajo do të dukej përafërsisht kështu por jemi të hapur që të gjithë së bashku ta përpilojmë. Deklaratë e përbashkët e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Për shkak të minimit vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës nga ana e Serbisë, mbështetjes së forcave që cenojnë sigurinë e vendit tonë, mos respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe detyrimeve ndërkombëtare në raport me Kosovën, si dhe agresionin diplomatik të saj për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës u detyrua të vë taksen për t’i dhënë fund mos dëshmimit të kësaj politike”, ka thënë Sherifi.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën prej 100 % për produktet të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës është vendim i drejt dhe gëzon mbështetjen e plotë të Kuvendit të Kosovës. Kuvendi i Kosovës konsideron se deri te një vendim i tillë kemi ardhur për shkak edhe të indiferencës të institucioneve ndërkombëtare karshi ankesave të përhershme të Kosovës për politikat shkatërruese të Serbisë, prandaj Kuvendi i Kosovës i konsideron të papranueshme presionet e brendshme apo të jashtme”, ka thënë ai, derisa ka lexuar propozimin e deklaratës.

Në deklaratë po ashtu thuhet deputetët ftojnë bizneset dhe qytetarët që së bashku të të dëshmojmë përgjegjësit tona në situatën e krijuar.
Megjithatë, pas votimit nuk është futur në rend dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat