“Nuk mund të ketë viza me një qeveri të bandave”

Aktuale

“Nuk mund të ketë viza me një qeveri të bandave”

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:09
Ilustrim

Ndërsa, analisti politik Faton Mehmeti, pohon se, kritikat ndaj BE-së nga liderët tanë janë të padrejta.

Sipas tij, kjo ngjanë sikur të gjuash shtëpinë tënde me gurë, dhe kur shtëpia jote rrezohet të kritikosh fqinjët se të është rrezuar shtëpia.

Image
Faton Mehmeti

“Kjo qeveri që propagandonte për liberalizim të vizave, tani duhet të jep dorëheqje. Nuk mund të ketë viza me një qeveri të bandave, mafiozeve dhe krimit. Dështimet e veta nuk mundet t'ia hedh askujt kjo qeveri, që në gjykimin tim është qeveria me e dobët që vendi ka pasur ndonjëherë”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, heqje të vizave s’do ketë deri në vitin 2020, dhe atë vetëm nëse qeveria lufton korrupsionin.

“Kosova problemin më të madh e ka nga kjo qeveri e korruptuar, e cila po i bën gjëmën e madhe vendit. Kosova me këtë qeveri nuk arrin as deri në Shkup, e lëre më të pretendohet për më larg. Duhet me çdo kusht të largohet kjo qeveri e korruptuar, e cila nuk po ndalet nga aferat korruptive. Fal këtyre aferave ende s’kemi viza”, potencon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat