Mustafa i reagon Lekajt: Edhe pyetjet që i shtron i ke si vezët

Aktuale

Mustafa i reagon Lekajt: Edhe pyetjet që i shtron i ke si vezët

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 22:53
Isa Mustafa

Përplasjet mes kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa dhe ministrit të i Infrastrukturës, Pal Lekaj po vazhdojnë nga distanca, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia. Mustafa gjatë ditës ka thënë se taksa e vendosur nga qeveria ndaj mallrave serbe, është popullsite, e pamatur dhe për pazare të dikujt.

Ndaj këtij reagimi ka folur Lekaj, duke thënë se Mustafa nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë për apo kundër por më shumë është “shpatë me dy teha.

Kurse, tani përsëri ka reaguar i pari i LDK-së, duke e sulmuar Lekajn. Mustafa përmes një statusi në Facebook ka thënë se Lekajt akoma po i duket vetja se është duke gjuajtur me vezë në sallën e Parlamentit.

“Pali, sot Ministër i Infrastrukturës, akoma po i duket vetja se është duke gjuajtur me vezë në sallën e Parlamentit.  Kur bëhesh ministër, se ke gjuajtur me vezë, edhe pyetjet që i shtron i ke si vezët. Problemi nuk qëndron se çfarë mendoj unë për vendimin e qeverisë tënde, por çfarë mendon ti për atë vendim!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

E Lekaj më herët ka thënë se Qëndrimi i Isa Mustafës, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë PËR apo KUNDËR, por më shumë është “shpatë me dy teha”, edhe i mirë edhe i dhembshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat